Përse, ndihem kaq e lodhur,
zgjati duart më mbaj në gji
me aromën tënde do rroj
gjerë sa buza të më ngrij,
Mos më ler natën vetmuar
se vetminë dot se duroj
hëna del dritë s'më bën mua
sytë e tu përherë kërkoj
Përse ndihem kaq e uritur
dua të ndjej aromën tënde
do të puth gushën zbuluar
t'shuaj etjen me buzën tënde,
Mos thaj lulen që ka çelur
njom petalet e dashurisë
mos mi vrij ëndrrat e shpirtit
janë thesari i lumturië......