Monday, August 26, 2013

Falmë

Oh, falmë, falmë mikja ime
Në ta lëndova përsëri
Ate plagë që s’do më ngushëllime,
që do të mbetet si jetime
krenare pa njeri!

Oh, falmë, falmë pse kërkoj
Prej teje unë dashurinë
E dhëmshurisht pse të qortoj
Në çastet-vrer, kur shpesh harroj
Se ty ta vranë rininë …

Eshte malli im gjithë pikëllim
Që djeg e bren aq pushtetplot
E kur s’e gjen ate flijim
Që e njeh aq fort në shpirtin tim
I mbeten veçse lot!

Eshte zemra ime qe u mësua
Çdo rrahje te sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”
që u ndez përherë dhe u shua…
pse di të dashurojë.

E pra, më fal e dashur ti,
tani te kuptoj unë ty më mirë
çdo çast dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
këto plagë që s’duan ngushëllime,
që duan te mbeten veç jetime
ashtu si une, ashtu si ti …

Facebook

Sunday, August 25, 2013

Lule

Ka diferencë të madhe midis pëlqimit dhe dashurisë.. Nëse të pëlqen një lule e keput menjëherë, ndersa kur e do e ‘ujit’ dhe përkujdesesh për të gjithmonë..

Facebook

Nëse mëkat qenka dashuria

Nëse mëkat qenka dashuria

Atëherë jeta nuk paska vlerë,
E ç’më duhet mua dielli
Kur dimër do të kem edhe në verë!

Facebook

Kujtimet

Nuk jam përpjekur kurrë të fshij kujtimet e mia as ato më të këqijat. Nuk kuptoj përse njerëzit fshihen mbas të kaluarës së tyre : çdo moment që kanë përjetuar e ka ndihmuar të jetë njeriu që është sot.

Facebook

Gabimisht

Nese gabimisht kam ber nje gabim..ateher konsideroje gabim dhe harroje..por harro vetem gabimin..gabimisht mos me harro mua..:'((

Facebook

Une dhe Ti

Me mjafton nje nate,te jemi bashke.Me rikthe pas ne kohe,betimin mos harro.
Nje sekonde,me pelqen te jem me tyy..ne nje vend ku enderrojme..te jemi vetem une dhe ti

Facebook

Kur nje djale dashuron vertet???

Atehere kur e ze gjumi çdo darke duke folur me ty ne sms, atehere kur del me shoket eshte i heshtur dhe mendjen e ka tek buzeqeshja jote, atehere kur rri i qete dhe çdo kenge i duket e bukur. Atehere kur gabimisht shikon nje pjese telenovele ne shtepi dhe ndjen gjithe situatat. Atehere kur sa zgjohet te dergon mesazhin e mengjesit. Atehere kur fsheh ne xhep nje lule dhe ta dhuron gati me petalet e rena.
Nje djale qan kur ka mesuar te dashuroj. dhe nuk i intereson se ka lotuar per ty, madje e thote me krenari. Nje djale dashuron atehere kur ben pak premtime sepse nuk eshte nevoja te bej shume te tille pasi demostron me fakte!
Nje djale i dashuruar te therret me njeqind emra me perkedheli, thote me krenari, ajo eshte vajza qe une dua. Fillon dhe te mendoj se si do t'ia ve emrin djalit te tij! Del perpara gjithe botes per ti thyer turinjte kujtdo qe perpiqet te lendoj zemren e tij.
Nje djale qe vertet di te dashuroj, rrotullon syte me ironi edhe perpara femres me seksi te kesaj bote duke thene me vete, po me pret princesha ime.
Djemte dashurojne, dashurojne marrezisht por thjeshte duhet ta kuptojne ne kohe kete fakt dhe te thone me krenari:
Zemer une dua te jem sherbetori jot me fakte dhe jo me fjale.
Ne momentin qe i thote keto, me 100% siguri çdo vajze do e kishte ENDERR dhe DESHIRE ta bente te lumtur...!!

Facebook