Oh, falmë, falmë mikja ime
Në ta lëndova përsëri
Ate plagë që s’do më ngushëllime,
që do të mbetet si jetime
krenare pa njeri!
Oh, falmë, falmë pse kërkoj
Prej teje unë dashurinë
E dhëmshurisht pse të qortoj
Në çastet-vrer, kur shpesh harroj
Se ty ta vranë rininë …
Eshte malli im gjithë pikëllim
Që djeg e bren aq pushtetplot
E kur s’e gjen ate flijim
Që e njeh aq fort në shpirtin tim
I mbeten veçse lot!
Eshte zemra ime qe u mësua
Çdo rrahje te sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”
që u ndez përherë dhe u shua…
pse di të dashurojë.
E pra, më fal e dashur ti,
tani te kuptoj unë ty më mirë
çdo çast dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!
Oh falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
këto plagë që s’duan ngushëllime,
që duan te mbeten veç jetime
ashtu si une, ashtu si ti …
No comments:
Post a Comment